OpenAI, kompania amerikane zhvilluese e ChatGPT, synon të prezantojë pajisjen e saj të parë që në fillim të këtij viti. Lajmi u bë i ditur nga Drejtori i Çështjeve Globale të kompanisë, Chris Lehane, në një deklaratë për agjencinë e lajmeve Axios.
Lehane nuk specifikoi nëse pajisja do të hidhet në treg gjatë këtij viti, por theksoi se OpenAI po “shqyrton diçka në pjesën e dytë të vitit 2026”, sipas raportimit të Axios.

Detaje të mëtejshme rreth natyrës së pajisjes nuk janë bërë publike, megjithatë Lehane u shpreh se ajo pritet të jetë më “paqësore” sesa një telefon inteligjent dhe e thjeshtë për t’u përdorur, duke sugjeruar një qasje të re të OpenAI në ndërveprimin me teknologjinë.

