NJOFTIM PËR SHTYP

Urdhri i Punonjësve Socialë në Republikën e Shqipërisë është njohur me shqetësimet e ngritura nga punonjësit e shërbimit psiko-social në institucionet arsimore parauniversitare, të cilat lidhen me trajtimin financiar, statusin profesional, kushtet e punës dhe zhvillimin e vazhdueshëm profesional.

Urdhri vlerëson rolin thelbësor të shërbimit psiko-social në sistemin arsimor, veçanërisht në mbrojtjen e interesit më të lartë të fëmijës, në garantimin e mirëqenies psiko-sociale dhe në krijimin e një mjedisi shkollor të sigurt dhe gjithëpërfshirës. Përgjegjësitë që mbart ky shërbim kërkojnë trajtim financiar të drejtë, kushte të denja pune dhe mbështetje institucionale në përputhje me rëndësinë e funksionit të ushtruar.

Për këtë arsye, Urdhri i Punonjësve Socialë i është drejtuar zyrtarisht me kërkesë Kryeministrit të Republikës së Shqipërisë, Ministrisë së Arsimit dhe Sporteve, Ministrisë së Financave, Departamentit të Administratës Publike, Komisionerit për Mbrojtjen nga Diskriminimi dhe Avokatit të Popullit, me qëllim adresimin institucional të këtyre çështjeve.

Urdhri mbetet i angazhuar për përfaqësimin e interesave profesionale të punonjësve socialë dhe për bashkëpunim me institucionet përgjegjëse, në interes të sistemit arsimor dhe mbi të gjitha të fëmijëve përfitues të shërbimit.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *